Blog

Youtube heq 50,000 video të klerikut ekstremist të vrarë Anwar al-Awlaki

Nov 13 2017
0 Shpërndarje
Videot e ngarkuar më pas krahasohen me këtë shenjë për të parë nëse janë kopje të përmbajtjeve të ndaluara. Youtube heq 50,000 video të klerikut ekstremist të vrarë Anwar al-Awlaki Photo Source: Youtube

Youtube ka hequr të paktën 50,000 video ku shfaqej në disa ligjërime radikale Anwar al-Awlaki, prijësi Islamist i cili u vra në një sulm me dron në 2011-ën nga ushtria Amerikane.

Awlaki në ligjërimet e tij nxiste dhunën si një detyrim fetar ndërsa familja e tij tha se ai nuk ishte terrorist.

Videot e ngelur janë të gjitha dokumentare. Për tu siguruar se videot që nxisin dhunën nuk do të hyjnë në Youtube, platforma përdor raportimet e shikuesve për të ndërtuar një shenjë gishti dixhital.

Videot e ngarkuara më pas krahasohen me këtë shenjë për të parë nëse janë kopje të përmbajtjeve të ndaluara.

Nëse Awlaki do të ishte gjallë sot, ai nuk do të lejohej të hapte një llogari në Youtube sepse ishte në listën e terroristëve më të kërkuara të SHBA-ve dhe Britanisë.

Videot e tij u raportuan për herë të parë në 2009 nga grupe antiekstremiste dhe pas një seri kërkesash dhe ankesash, Youtube reagoi.

Vetë dizajni i Youtube jo radhë herë kishte sugjeruar videot të Awlaki tek shikuesit. Megjithatë ato mund të gjenden në shumë sajte dhe rrjete sociale. /PCWorld Albanian

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>