Lajmet

Youtube heq reklamat 30 sekondëshe që nuk mund të shmangeshin

Feb 18 2017
0 Shpërndarje
Nëse shikoni vazhdimisht video në Youtube padyshim duhet të jeni mësuar me reklamat të cilat duhet ti shikoni për 5 sekonda në mënyrë që ti kapërceni me butonin "Skip." Youtube heq reklamat 30 sekondëshe që nuk mund të shmangeshin Photo Source: Flickr

Por gjithashtu mund tu ketë qëlluar të shikoni një reklamë 30 sekondëshe të një modeli të ri makine ku butonin “Skip” mungon.

Kemi lajme të mira: Google nuk do të lejojë më shfaqjen e reklamave 30 sekondëshe në platformë raporton Neowin.

Duke pasur në konsideratë famën e tyre të keqe, kompania ka vendosur të implementojë formate më të shkurtra në vetëm gjashtë sekonda.

Për fat jo të mirë ky ndryshim do kohë përpara se të implementohet. Përdoruesit e Youtube duhet të presin deri në 2018-ën. /PCWorld Albanian

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>