Analiza

Youtube ka 1.5 miliard shikues në muaj

Jun 23 2017
0 Shpërndarje
Së fundi kompania prezantoi një teknologji të re të realitetit virtual quajtur VR180, me të cilën krijuesit mund të prodhojnë me më lehtësi përmbajtje VR. Youtube ka 1.5 miliard shikues në muaj

Google tha ditën e sotme se Youtube ka 1.5 miliard shikues në muaj dhe përdoruesit e saj shohin çdo ditë të paktën 1 orë video nga platformat mobile.

Ky informacion erdhi nga CEO-ja Susan Wojcicki gjatë një konference online. CEO i Google, Sundar Pichai publikoi një cicërimë në Twitter lidhur me këtë arritje.

Wojcicki tha gjithashtu se Youtube Red, shërbimi i parë me pagesë i Youtube, ka publikuar 37 seri të cilat kanë gjeneruar të paktën 250 milion shikime.

Youtube Red aktualisht është duke punuar në 12 projekte të reja. Gjithashtu u tha se Youtube TV do të zgjerohet në 10 tregje të reja në javën në vijim në SHBA.

Së fundi kompania prezantoi një teknologji të re të realitetit virtual quajtur VR180, me të cilën krijuesit mund të prodhojnë me më lehtësi përmbajtje VR.

Kompania po punon nga afër me prodhuesit për të integruar teknologjinë në produktet e tyre. Ndryshe nga pajisjet e tjera, kjo teknologji ofron vetëm pamje të asaj çfarë ndodhet përpara syve tuaj dhe jo 360 gradë.

Në Prill rivali i Google, Facebook, lançoi një kamër VR me pamje 360 gradë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>