Lajmet

YouTube ka mbledhur ilegalisht të dhëna nga fëmijët

Apr 10 2018
0 Shpërndarje
Njëzet grupe të mbrojtëse të fëmijëve zbuluan se YouTube po mbledh në mënyrë të paligjshme të dhëna nga fëmijët. YouTube ka mbledhur ilegalisht të dhëna nga fëmijët

Akti për mbrojtjen e privatësisë së fëmijëve në internet është shkruar në vitin 1998, i cili nuk lejon që kompanitë të mbledhin të dhëna nga fëmijët nën moshën 13 vjeç. Për këtë arsye, fëmijët nuk lejohen të përdorin YouTube. Duke u bazuar në të, Google krijoi aplikacionin YouTube Kids.

Njëzet grupe të mbrojtëse të fëmijëve zbuluan se YouTube po mbledh në mënyrë të paligjshme të dhëna nga fëmijët. Ata paraqitën ankesën të hënën duke akuzuar se YouTube është duke mbledhur të dhëna personale nga fëmijët nëpërmjet aplikacionit YouTube Kids. Akuzuesit gjithashtu kërkuan nga Komisioni Federal Tregtar që të hetojë dhe gjobisë Google për shkeljet e kryera.

Kujdes! YouTube është duke mbledhur të dhëna në mënyrë ilegale nga fëmijët!

Disa muaj më parë, prindërit u tronditën kur zbuluan  se shumë video të papërshtatshme filluan të shfaqen në aplikacionin YouTube Kids. Për të ndaluar probleme të tilla që të mos  ndodhin përsëri, Google do t’u japë mundësinë prindërve të përdorin një version “të bllokuar” të YouTube Kids. Ky version mbështetet tërësisht në përmbajtje të specializuar dhe të përzgjedhur, në vend të përmbajtjes së gjetur nga algoritmat ashtu siç aplikohet aktualisht aplikacioni.

Lidhur me të gjitha këto, një zëdhënës i YouTube tha: “Derisa nuk e kemi marrë ankesën, mbrojtja e fëmijëve dhe e familjeve ka qenë gjithmonë një prioritet i lartë për ne. Do ta lexojmë me hollësi ankesën dhe do të vlerësojmë nëse ka gjëra që mund të bëjmë për të përmirësuar. YouTube nuk është për fëmijët dhe ne kemi investuar shumë në krijimin e aplikacionit YouTube Kids për të ofruar një alternativë të projektuar posaçërisht për fëmijët. ”

Ankuesit theksojnë se në mesin e kanaleve më të njohura në YouTube janë ato që u drejtohen fëmijëve, duke përfshirë ChuChuTV Nursery Rhymes dhe Kids Songs me 15.9 milion abonentë dhe më shumë se 10 bilion video shikime dhe LittleBabyBum me 14.6 milion abonentë dhe 14 bilion shikime. Le të shohim se si do të reagojë Google për të gjithë këtë. Herën tjetër kini kujdes përpara se t’u jepni fëmijëve tuaj qasje në këto aplikacione. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>