Lajmet

YouTube: Kemi 1 miliardë përdorues aktivë në muaj

Mar 22 2013
0 Shpërndarje
YouTube: Kemi 1 miliardë përdorues aktivë në muaj

Shërbimi më popullor i videove online, që zotërohet nga Google, ka deklaruar së fundmi se faqen e vizitojnë 1 miliardë përdorues unikë çdo muaj, që do të thotë pothuajse një në dy njerëz në botë që kanë akses në internet. 

“Nëse YouTube do të ishte shtet, do të renditej i treti në botë pas Kinës dhe Indisë,” shkruhej në blogun zyrtar ditën e mërkurë. 

Rritja e shpejtësisë së rrjeteve të internetit në mbarë botën si dhe përhapja e gjerë e smartfonëve kanë ndihmuar përdoruesit ta përdorin më shpesh rrjetin global, e për rrjedhim edhe rrjetet sociale apo faqet ku shpërndahen video. 

Facebook arriti 1 miliardë përdorues në shtator, nivel penetrimi ky që mund të konsiderohet tepër sfidues për shërbimet e tjera. 

Ndërkohë, popullariteti i videove muzikore si ajo e këngëtarit koreano-jugor PSY “Gangnam Style,” kanë kontribuar në rritjen e numrit të përdoruesve në YouTube. Deri tani, vetëm kjo video ka mbi 1.45 miliardë shikime. 

YouTube gjeti sukses të menjëhershëm qe prej themelimit nga tre ish- punonjës të PayPal në vitin 2005, duke tërhequr miliona përdorues brenda disa muajve. Në vitin 2006, Google e bleu për 1.65 miliardë $, duke u shndërruar tashme në një prej burimeve më të reja të të ardhurave për kompaninë, falë reklamave, edhe pse kompania nuk e ka bërë asnjëherë të ditur fitimin prej tyre nga ky shërbim. 

Google+, rrjeti social i dytë më i madh në botë pas Facebook-ut

Vetëm një vit më parë, YouTube regjistronte rreth 800 milionë përdorues aktivë unikë në muaj. (PCWorld Albanian)

Visitors stand in front of a logo of YouTube at the YouTube Space Tokyo, operated by Google, in Tokyo

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>