Lajmet

YouTube kërcen tek ekranet televizive

Jun 3 2009
0 Shpërndarje
YouTube kërcen tek ekranet televizive

Sikurse secili, YouTube shpreson të bëjë rrugën e tij nga kompjuteri drejt një lokacioni argëtues të një nivel më të lartë – që quhet TV.
 

Video shërbimi i Google është duke paraqitur një veçori të re shfletuese të quajtur YouTube XL, që është dizajnuar të prezantojë video të YouTube në ekrane të mëdha, bënë të ditur menaxherë të kësaj kompanie.

Gjatë një demonstrimi para një pajisje mediale, YouTube shfaqi mënyrën sesi XL është dizajnuar për persona që kanë të lidhur TV-të e tyre me laptop apo konzola argëtuese, si Xbox 360 apo Sony Playstation 3.

Por ku dallon nga ueb faqja e zakonshme e YouTube? Është një lexues shumë më i thjeshtë i video materialeve. Nuk ka shirit rrëshqitës apo komente të shikuesve. Në përgjithësi ka një fushë të vogël të kërkimit dhe imazhe të vogla të videove për të ndihmuar drejtpërsëdrejti përdoruesit. YouTube XL do të punojë me çfarëdo pajisje të lidhur me ueb dhe në çfarëdo shfletuesi.
Veçoria e re është një shenjë tjetër e radhës se beteja e videove online është duke u zgjeruar në dhomën e ndejës.

Një e metë është se ju nuk mund të shikoni librarinë modeste të filmave në YouTube apo TV Shfaqje premium, pasi që kompania është duke punuar me qështjet e licencimit.
 

 

Lajmet e fundit>