Lajmet

Youtube kërkon të mbrojë fëmijët nga videot me përmbajtje të dhunshme

Nov 12 2017
0 Shpërndarje
Por ka video të cilat nuk janë raportuar dhe vijojnë të mbajnë reklama. Të tilla përmbajtje bllokohen automatikisht në aplikacionin Youtube Kids. Youtube kërkon të mbrojë fëmijët nga videot me përmbajtje të dhunshme

Youtube do të bllokojë për fëmijët videot të cilat tregojnë karaktere vizatimore në skenë të dhunshme apo seksuale nëse raportohen nga shikuesit.

Javën e kaluar, në një postim i një blogeri të quajtur James Bridle, tregonte se ndërsa Youtube kishte ndaluar reklamimin për video të tilla, ato ishin të disponueshme për tu parë nga fëmijët.

Kritikët thonë se platfoma më e ndjekur e videove në botë nuk ka marra masat e duhura për të raportuar videot të papërshtatshme për fëmijët.

Janë raportuar gjerësisht karakteret e Peppa Pig ku shfaqej në skena të dhunshme dhe seksuale për të frikësuar fëmijët.

Thuhet se videot janë gjeneruar automatikisht për fëmijët nga algoritmi i Youtube nisur nga trendet popullore.

Karaktere si Spiderman dhe Elsa nga filmi Frozen janë shikuar miliona herë ku shfaqen duke gjuajtur me armë.

Por ka video të cilat nuk janë raportuar dhe vijojnë të mbajnë reklama. Të tilla përmbajtje bllokohen automatikisht në aplikacionin Youtube Kids.

Ata nuk mund të shihen edhe sikur fëmijët të hyjnë përmes uebsajtit vetëm nëse janë kyçur me një llogari të rriturish.

Megjithatë sipas New York Times ka pasur raste kur video të tilla kanë “rrëshqitur” dhe publikuar në sajtin dhe aplikacionin për fëmijë.

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>