Lajmet

Youtube lançoi “Super Bisedat” një mënyrë tjetër për të gjeneruar të ardhura

Jan 14 2017
0 Shpërndarje
Youtube prezantoi një funksionalitet të ri të Premten për tu ardhur në ndihmë krijuesve të gjenerojnë më shumë të ardhura duke u lidhur me fansat e tyre për të ashtuquajturit "Super Bisedat." Youtube lançoi “Super Bisedat” një mënyrë tjetër për të gjeneruar të ardhura Photo Source: Reuters

Ky funksion është i ngjashëm me atë që ofron platforma Twitch kur shikuesit paguanin në mënyrë që mesazhet e tyre të shfaqeshin në krye të bisedës gjatë një transmetimi live.

Në rastin e Youtube, ndjekësit mund të theksojnë mesazhet e tyre në ngjyrë më të fortë dhe të ngjisin komentet e tyre në transmetim.

Edhe pse implementimi nga Twitch ndryshon, qëllimi është i njëjtë: ndjekësit mund të paguajnë nëse duan vëmendje.

Youtube shpjegon se Super Bisedat do të qëndrojnë në krye të bisedës për 5 orë. Krijuesit jo vetëm që kanë mundësi të njihen dhe komunikojnë më nga afër me ndjekësit më të përkushtuar por edhe të gjenerojnë të ardhura.

Së bashku me Super Bisedat, Youtube publikoi një API nëpërmjet së cilës zhvilluesit mund të qasen në informacionet e blerjeve në kohë reale. Kjo API e re do të zëvendësojë atë fan Funding.

Super Bisedat janë të disponueshme që nga kjo fundjavë në për Youtuberat me numrin më të lartë të ndjekësve. Në fund të muajit funksioni do të jetë i disponueshëm në 20 shtete për krijuesit dhe 40 shtete për ndjekësit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>