Lajmet

Youtube lançoi Uptime, një aplikacion social eksperimental

Mar 13 2017
0 Shpërndarje
Në përpjekje për ta shndërruar Youtube në një eksperiencë të një rrjeti social, një ekip nga inkubatori i Google, Area 120, lançoi aplikacionin Uptime. Youtube lançoi Uptime, një aplikacion social eksperimental

I disponueshëm fillimisht në iOS, me aplikacionin përdoruesit mund të shohin video bashkë me miqtë. Ka një dizajn plot ngjyra dhe karakterizohet nga “reagimet” të inspiruara nga shërbimet live të Periscope dhe Facebook Live.

Gjatë kohës që shikoni një video, fotoja e profilit tuaj pluskon mbi ekran. Përdoruesit mund të komentojë dhe të postojnë emoji mbi videon. Këto reagime shfaqen për të gjithë ata që janë duke shikuar të njëjtën video.

Aplikacionet të ngjashme janë prezantuar në të kaluarën si YoutubeSocial, WeMesh, LiveLead, AirTime etj. Por avantazhi kryesor i Uptime është dizajni. Mund të kërkoni dhe shpërndani video të Youtube deri në Uptime, duke i bërë të dukshme edhe për të tjerët. Miqtë tuaj do të lajmërohen saherë që postoni.

Ajo që Uptime i mungon për momentin janë filtrat dhe kërkimi i videove sipas zhanrit. Gjithashtu do të ishte i dobishëm një seksion zbulimi për videot e ndara nga komuniteti.

Uptime aktualisht është i disponueshëm për të shkarkuar vetëm përmes një ftese. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>