Lajmet

YouTube lançon platformën e re të komenteve

Nov 8 2013
0 Shpërndarje
YouTube lançon platformën e re të komenteve

YoutubeYouTube sapo ka lançuar platformën e re të komentimit. Prezantimi i kësaj platforme është bërë për herë të parë në muajin shtator, por atëherë ishte e disponueshme vetëm për faqet e kanaleve në YouTube.

Në sistemin e ri janë integruar disa karakteristika të Google +. Vlen të përmendet se komentet nuk do të renditen më sipas datës, por sipas relevancës.

Sistemi i ri i mundëson çdo përdoruesi komentimin, por përdor Google + si bazën e të dhënave të identitetit.

Në qoftë se jeni loguar në llogarinë tuaj në Google atëherë në krye të komenteve do të shfaqen ato që janë shkruar nga miqtë tuaj në Google + ose nga ata persona që përmbushin një kriter të caktuar.

Tashmë do të jetë e mundur që përdoruesit gjatë komentimit të etiketojnë miqtë e tyre në Google + në mënyrë që të kthejnë vëmendjen e tyre tek një video e caktuar.

Diçka tjetër që është shtuar ka të bëjë me lidhjen direkte të videos që përdoruesi shpërndan në faqen e Google+ me faqen origjinale të YouTube. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>