Lajmet

Youtube lançon reklamat vertikale

Sep 13 2018
0 Shpërndarje
Nëse Youtube mëson që videoja po shikohet nga një platformë mobile, reklama do të zgjerohet aq sa janë dimensionet e videos. Youtube lançon reklamat vertikale

Në muajt e fundit Youtube aplikoi një sërë ndryshimesh në platformën e videove duke e bërë më të lehtë shikimin e videove vertikale.

Tashmë kompania do tu ofrojë një hapësirë të re markave për tu eksploruar duke i lejuar të publikojnë reklama vertikale.

Nëse Youtube mëson që videoja po shikohet nga një platformë mobile, reklama do të zgjerohet aq sa janë dimensionet e videos.

Reklamat vertikale do të jenë më të mëdha se ato horizontale dhe do të zënë 75% të ekranit.

Reklamat e reja vinë nisur nga shikueshmëria e lartë nga platforma mobile. 70% e kohës së shpenzuar duke parë video në Youtube vjen nga po këta platforma.

Reklama të tilla ofrojnë edhe Instagram dhe Snapchat pikërisht nga ky fakt. /PCWorld Albanian

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>