Lajmet

YouTube lançon shërbimin e ri music streaming me pagesë

Nov 13 2014
0 Shpërndarje
YouTube lançon shërbimin e ri music streaming me pagesë

YouTube-to-Launch-Streaming-Music-ServiceMë në fund ja tek vjen “YouTube Music Key”, një shërbim i ri me pagesë që ju jep akses në shikimin e videove që gjenden në YouTube. Ky abonim do të kushtojë 7.99 dollarë në muaj dhe do të jetë falas për gjashtë muajt e parë. YouTube Music Key do të vijë në formën e një opsioni të ri që shfaqet në menu në aplikacionin YouTube për Android, iOS dhe në faqen online në ueb. Ai gjithashtu do të ruajë këngët apo videot që ju luani më shumë.

Së shpejti, YouTube do të sjellë një opsion të ri që ju lejon të shihni historinë diskografike të artistit dhe një opsion për të luajtur një album të plotë. Mbetet për tu parë nëse kjo nismë e re e YouTube do të jetë konform me tregun muzikor apo me publikun. Nuk dihet se si kjo platformë do të trajtojë këngët që nuk kanë një videoklip. Cilësia e zërit dhe e pamjes do të jetë më e lartë gjatë përdorimit të Music Key. Publikut ndoshta nuk i pëlqen shumë ideja pasi ka këngë të artistëve të njohur që nuk gjenden në YouTube, pra kjo nuk do të sjellë akses në të gjitha këngët.

Platforma e sapolançuar nuk është e vetmja në llojin e saj, edhe Google Play Music All Acces do të vazhdojë të funksionojë. Qarkullojnë fjalë sikur këto dy platforma do të bashkohen në një, por për këtë akoma nuk ka një konfirmim zyrtar. Duhet të përmendim se një nga vështirësitë më të mëdha të krijimit të një platforme të tillë është rënia dakord me partnerët si Universal, Sony, Warner dhe më atë më të ri Merlin. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>