Lajmet

YouTube lançon sistemin e ri të komenteve

Sep 25 2013
0 Shpërndarje
YouTube lançon sistemin e ri të komenteve

Google ka prezantuar sistemin e ri të komenteve për YouTube të frymëzuar nga Google+ me qëllim paraqitjen ndaj përdoruesve të komenteve më të vlefshme dhe më relevante për ta .

Për shembull në fillim do të paraqiten komentet e personit që ka ngarkuar videon ose të personit që disponon kanalin ku është publikuar videoja.

Nundu Jankiram, menaxher produkti në YouTube, është shprehur: “Momentalisht përdoruesit mund të shohin komentet e personave që kanë komentuar së fundmi që mund të jenë kushdo.

Sistemi i ri do të nxjerrë në sipërfaqe bisedat më të vlefshme. Po përpiqemi të kalojmë nga komentet në biseda që kanë kuptim”.

Faktorët kryesorë që do të përcaktojnë se cilat komente duhet të shfaqen do të jenë: aktivizimi i komunitetit ndaj komentuesit, votat pozitive për një koment të caktuar dhe reputacioni i komentuesit.

Në qoftë se një koment raportohet si mashtrim (Spam) ose abuzim (Abuse) atëherë nuk do të jetë i dukshëm për përdoruesit. Duke qenë se është frymëzuar nga Google+ do të jetë e mundur që personat që komentojnë në këtë rrjet social për një link të YouTube, atëherë komentet e tyre do të shfaqen automatikisht në YouTube dhe do të paraqiten si komente kryesore për të gjithë miqtë e tyre.

Një mjet tjetër inovativ i përfshirë në këtë sistem ka të bëjë me nxitjen e bisedave duke aktivizuar komente publike ose private si p.sh vetëm për miqtë në Google+. Synimi kryesor i prezantimit të këtyre mjeteve të reja është lehtësimi i punës së personave që publikojnë video në lidhje me menaxhimin e bisedave.

YouTube .-

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>