Lajmet

Youtube lançon transmetimet live në aplikacionin mobil, prezanton Super Bisedat

Feb 7 2017
0 Shpërndarje
Plaforma popullore e videove Youtube doli haptazi si konkurrent i Facebook Live dhe Twitter Periscope ditën e sotme kur tha se të gjithë përdoruesit me 10,000 nënshkrues mund të transmetojnë live nga aplikacioni mobil. Youtube lançon transmetimet live në aplikacionin mobil, prezanton Super Bisedat Photo Source: IDG

Në një postim në blogun zyrtar të Youtube, Google tha se transmetimi live do të jetë i disponueshëm për çdo krijues me më shumë se 10,000 ndjekës. Një buton i ri me titullin “Capture” do të fillojë transmetimin live.

Gjigandi i motorit të kërkimit siguroi se transmetimet live janë të mbrojtura dhe mund të akesohen përmes playlistave.

Për më tepër Super Bisedat do të garantojnë më shumë të holla për krijuesit. Google e përshkruan me këto fjalë:

“Super Chat është njëlloj si të paguani për një karrige në rreshtin e parë: çdo ndjekës mund të diferencohet nga turma duke paguar komentet e të cilit do të theksohen me ngjyra dhe do të qëndrojnë në krye për 5 orë.”

Super Bisedat janë të disponueshme për krijuesit në 20 shtete. Google premtoi se të gjithë Youtuberat do të kenë mundësi të transmetojnë live së shpejti. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>