Lajmet

YouTube lanson opsionin për të fshehur fytyrat në video

Jul 19 2012
0 Shpërndarje
YouTube lanson opsionin për të fshehur fytyrat në video

Sot, YouTube ka prezantuar mjetin e ri për të bërë të turbullta fytyrat në video, në mënyrë që të ruhet privatësia dhe anonimiteti.

Ky opsion hyn në funksion dy muaj pasi faqja lansoi kanalin e saj të të drejtave të njeriut (YouTube’s Human Rights channel).

Për të turbulluar fytyrat në një video, mjafton thjeshtë të shkoni tek Video Enhancements dhe të klikoni Blur Faces. Videon e modifikuar mund ta shihni para se ta publikoni dhe më pas mund të fshini origjinalen duke mbajtur atë të modifikuarën.

Në rast se mjeti modifikues nuk arrin të njohë fytyrat për shkak të ndriqimit të pakët në video, cilësisë së ulët etj, mund ta publikoni videon tuaj si private për të mos cënuar privatësinë e personave që shfaqen në të.

YouTube po luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në shpërndarjen e lajmeve online në të gjithë botën dhe kompania mendon se kjo karakteristikë e re do t’i inkurajoj njerëzit që të ngarkojnë më shumë video, pa u përfshirë në akuza për shkelje privatësie. YouTube e sheh këtë veçori të re edhe si një alternativë për të mbrojtur të drejtat e të protestuesve, përkrahësve të ndryshëm dhe fëmijëve në mbarë botën. (PCWorld Albanian)

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>