Lajmet

Youtube me logo të re dhe dizajnin material

Aug 29 2017
0 Shpërndarje
Së pari, Youtube ka një logo dhe ikonë të re siç mund ta shikoni edhe më lart. Logoja e re duhet të funksionojë më mirë me një mori pajisjesh edhe në ekranet më të vogla. Youtube me logo të re dhe dizajnin material

Youtube publikoi ditën e sotme një ridizajnim madhor me një sërë veçorish të reja.

Kjo nismë është pjesë e një plani të gjerë nga kompania për të shtuar më shumë funksionalitete por duke ofruar një ndërfaqe të ngjashme në desktop dhe mobile.

Së pari, Youtube ka një logo dhe ikonë të re siç mund ta shikoni edhe mëposhtë. Logoja e re duhet të funksionojë më mirë me një mori pajisjesh edhe në ekranet më të vogla.

Logoja e re do të dërgohet tek platformat desktop dhe mobile ditën e sotme. Së dyti vjen dizajni Material.

I prezantuar në muajin Maj, Youtube në desktop me dizajnin në fjalë ka një pamje që shkëlqen dhe një eksperiencë më intuitave. Pjesa më e bukur e përditësimit është tema e errët në sfond.

Përmirësime janë aplikuar edhe në aplikacionin mobil. Edhe këtu është aplikuar një dizajn i pastër, butonët e navigimit janë në fund të ekrani dhe janë shtuar dy tabe të reja Library dhe Account.

Ashtu si në desktop edhe aplikacioni mobil lejon përshpejtimin dhe ngadalësimin e videove.

Në tërësi është diçka e mirë të shohim Youtube teksa përmirëson shërbimin duke mos u fokusuar në gjëra inovative si komunikimi në aplikacionit mobil. /PCWorld Albanian

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>