Blog

Youtube mbyll kanalin me 2.4 milion abonentë të konspiracionisti Alex Jones

Jul 26 2018
0 Shpërndarje
Një zëdhënës i Youtube shprehej se politikat e platformës ishin të qarta, nuk është e lejuar gjuha e urrejtjes e as dhuna ndaj fëmijëve. Youtube mbyll kanalin me 2.4 milion abonentë të konspiracionisti Alex Jones

Youtube ka fshirë videot e publikuara nga konspiracionisti Alex Jones.

Jones tha se Youtube ka eliminuar videot e tij sepse kritikojnë liberalismin dhe bëri thirrje për përdoruesit të shikojnë videot në uebsajtin e tij.

Por një zëdhënës i Youtube shprehej se politikat e platformës ishin të qarta, nuk është e lejuar gjuha e urrejtjes e as dhuna ndaj fëmijëve.

Në mesin e videove të Jones ishte një klip i një personi që dhunonte një fëmijë.

Në uebsajtin e tij Jones tha se Youtube kishte bllokuar transmetimet live për 90 ditë.

Sipas politikave të Youtube, një tjetër masë ndaj Jones dhe kanalit të tij me 2.4 milion abonentë do të thotë mbyllje e përhershme e tij.

Që nga themelimi i Infowars në 1999, Jones ka tërhequr një audiencë të madhe. Në disa teori ekstreme ai thoshte se sulmet e 11 Shtatorit ishin një punë e brendshme. /PCWorld Albanian

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>