Lajmet

YouTube me kanale të dedikuara për Ramazan

Jul 22 2012
0 Shpërndarje
YouTube me kanale të dedikuara për Ramazan

YouTube ka hapur dy kanale të dedikuara për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit. Për 30 ditë rresht sa edhe do të zgjasë muaji i Ramazanit, kanali në YouTube do të transmetojë drejtpërdrejt të gjitha ngjarjet ekskluzive nga qyteti i shenjtë i Mekës.

Për myslimanët të cilët nuk kanë mundësi të bëjnë piligrinazh, YouTube ju ofron mundësinë që të shiqojnë direkt qytetin e shenjtë nga komoditeti i shtëpisë së tyre.

YouTube, gjithashtu ka krijuar edhe një kanal tjetër, që do të shfaqë program special televiziv të krijuar enkas për Ramazan. Në këtë kanal do të shfaqen filma, intervista dhe seriale arabe me përmbajtje religjioze.

Në një postim blog të Google, thuhet se ky kanal do të shfaqë më shumë se 50 shfaqje televizive. (PCWorld Albanian)

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>