Lajmet

YouTube modifikohet për të punuar edhe kur ekrani i telefonit është i fikur

Aug 13 2014
0 Shpërndarje
YouTube modifikohet për të punuar edhe kur ekrani i telefonit është i fikur

gsmarena_001 (4)Dëgjimi i këngëve në YouTube edhe në momentin që ekrani i telefonit tuaj inteligjent është i fikur, ka qenë një nga kërkesat më të shumta që përdoruesit kanë bërë. Tashmë, falë programuesit të XDA theos0o, i cili modifikoi aplikacionin e YouTube 4.4.11, ju mund të dëgjoni këngët edhe me ekranin e fikur.

E vetmja gjë që ju duhet të bëni për shkarkimin e aplikacionit YouTube të modifikuar është që të fshini aplikacionin ekzistues nga telefoni juaj dhe më pas të shkarkoni versionin e modifikuar të tij në Play Store.

Pasi e keni shkarkuar ju do të duhet të shkoni në seksionin e konfigurimeve të avancuara e më pas të aktivizoni “Screen off playback option”. Tashmë aplikacioni YouTube nuk do të ndalojë së punuari në momentin që ju do të fikni ekranin e telefonit tuaj. (PCWorld Albanian)

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>