Lajmet

YouTube mundëson efektin “Slow Motion” për përdoruesit

May 30 2013
0 Shpërndarje
YouTube mundëson efektin “Slow Motion” për përdoruesit

YouTubeYouTube ka shtuar një opsion të ri që do lejojë përdoruesit të shohin videot në këtë faqe nën efektin “Slow Motion” pra duke reduktuar shpejtësinë normale të videos.

Videoja mund të ngadalësohet deri në gjysmë të shpejtësisë origjinale, në ¼ ose në 1/8 e shpejtësisë.

Aktivizimi i këtij opsioni është shumë i lehtë. Mjafton të ndiqni hapat e mëposhtëm:

* Pasi të jeni loguar në llogarinë tuaj në YouTube klikoni tek ikona e shigjetës që ndodhet në krah të butonit Upload që gjendet në krye të çdo faqeje në YouTube.

* Përzgjidhni Video Manager

* Klikoni butonin Edit

* Klikoni tek Enhancements

* Në fund klikoni Slow Motion dhe aplikojeni këtë efekt tek videoja që dëshironi.

Më poshtë mund të shihni një video me shpejtësi normale dhe më pas po të njëjtën video pasi është zbatuar efekti “Slow Motion”.

Përveç këtij efekti të ri YouTube ofron edhe disa mjete të tjera të dobishme për përdoruesit si: AutoFix, Face blurring, Filters dhe Trim. (PCWorld Albanian)

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>