Softuer

YouTube, ofron “tingujt’ e vuvuzelës në të gjitha videot

Jun 25 2010
0 Shpërndarje
YouTube, ofron “tingujt’ e vuvuzelës në të gjitha videot

Ueb faqja e popullarizuar për shkëmbim të videove ka shtuar një buton vuvuzela, që ka formën e një topi të futbollit, në video lexuesin e saj, dhe që mundëson dëgjimin e vuvuzelave përgjatë zërimit të videos që jeni duke shikuar.

Rezultatet mund të jenë shumë qesharake, madje kur tentoni të dëgjoni fjalime të një figure të njohur politike dhe lëshoni vuvuzelën që shkaktoi kontroversitet të madh në Kampionatin Botëtor, asgjë nuk do të mund të dëgjoni.

Organizatorët e Kampionatit Botëror kanë thënë se nuk do të largojnë vuvuzelat e zhurmshme, që kanë tingullin e një milion bletëve, pavarësisht se ka pasur kritika nga trajnerët dhe lojtarët.

Por lëvizja e YouTube për inkuadrimin e Vuvuzelave është kritikuar nga disa mediume.

“YouTube ka pasur një formë të veçantë për të bërë shaka” thuhet në një postim të TechCrunch, në lidhje me butonin e ri vuvuzela. “Klikimi i tij do të aktivizojë një zhurmë të pafund dhe irituese që ka tingullin e një milion insekteve”.

Një adhurues i vuvuzelave është ish presidenti amerikan Bill Clinton, i cili ka theksuar para gazetarëve se “nuk duket të ketë ndonjë dirigjent. Nuk duket se ka skriptë për muzikë por ju betohem se të gjithë po luajnë së bashku. Ata disi po bëjnë zhurmën e turmës”.

“Nuk mund të shkoj në shtëpi, pa marrë një të tillë” u shpreh Clinton.

Lajmet e fundit>