Lajmet

YouTube One Channel tani hapet për të gjithë

Mar 9 2013
0 Shpërndarje
YouTube One Channel tani hapet për të gjithë

youtube one channelYouTube kohëve të fundit ka bërë ndryshime të pamjes, duke testuar dizajnin e ri, të cilin e kishte lënë në dispozicion vetëm për pak përdorues.

Tashmë dizajni i ri për këtë faqe është në dispozicion për të gjithë.

YouTube One Channel, siç quhet, iu mundëson përdoruesve të YouTube të cilët janë të anëtarësuar që të vendosin një titull më të madh (të quajtur Channel Art) në pjesën e sipërme të kanaleve dhe të vendosin një video të shkurtër që fillon posa një vizitor e viziton kanalin e atij anëtari.

Kanalet e reja të stolisura Channel Art, thotë YouTube, do të duken mirë në çfarë madhësie të ekranit dhe në çfarëdo pajisje.

Përdoruesit munden edhe të organizojnë videot dhe listat me video që kanë lidhshmëri mes tyre (ang. playlists), më mirë në kanalet e tyre, duke pasur më tepër kontroll mbi atë se çfarë përmbajtje abonentët në ato kanale shohin kur ata vizitojnë kanalet e atyre anëtarëve.

Për të filluar me këtë ndërfaqe të re për kanalin tuaj, shkoni në http://www.youtube.com/onechannel dhe përditësoni kanalin tuaj me pamjen e re duke klikuar në butonin në pjesën e poshtme të faqes.

Më poshtë mund të shikoni një video paraqitje që tregon për kanalet e reja në YouTube. (PC World Albanian)

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>