Lajmet

YouTube për iOS optimizohet për iPad dhe iPhone 5

Dec 5 2012
0 Shpërndarje
YouTube për iOS optimizohet për iPad dhe iPhone 5

Kur Apple prezantoi iOS 6 e kemi ditur se do ti mungojë aplikacioni YouTube i cili ishte pjesë përbërëse e sistemeve të kaluara.

Në përputhje me këtë, është njoftuar se Google do të lëshojë aplikacionin e veçantë YouTube për iOS, gjë që ndodhi shumë shpejtë, por ky aplikacion mbështeste vetëm iPhone-in, e jo edhe iPad-in.

Kur në treg arriti iPhone 5, për shkak të ekranit më të madh në aplikacionin YouTube janë vërejtur skaje (apo tehe) të zeza për shkak të mungesës së optimizimit për rezolucionin e ri.

Më në fund Google ka lëshuar versionin e ri të aplikacionit YouTube e cila mbështet iPhone 5 dhe mënjanon skajet e zeza irrituese, duke shfaqur kështu videon përgjatë tërë ekranit, kurse është paraqitur mbështetja edhe për iPad.

Nëse nuk e keni shkarkuar ende aplikacionin e ri YouTube për iOS ju mund ta bënë këtë në dyqanin iTunes App Store.

Lajmet e fundit>