Lajmet

YouTube përmirëson paraqitjen e videolojërave kompjuterike

Jun 28 2014
0 Shpërndarje
YouTube përmirëson paraqitjen e videolojërave kompjuterike

gsmarena_001 (1)Në qoftë se ju jeni një lojtar i pasionuar i videolojërave, i cili shikon ose shkarkon rregullisht në internet video dhe momente të ndryshme të lojërave të preferuara, atëherë e keni vënë re ndryshimin që ka bërë YouTube.

Më përpara të gjitha videot e lojërave, të cilat hidheshin në YouTube nuk mund të paraqisnin më shumë se 30 lëvizje për sekondë. Në qoftë se ju do të hidhnit në YouTube videon e një loje, e cila përbëhej nga 40 lëvizje për sekondë, mund të paraqiste vetëm 30 lëvizje.

Tashmë YouTube solli një ndryshim, duke bërë të mundur paraqitjen e një maksimumi prej 60 lëvizjesh për sekondë. Ky opsion vlen vetëm për videot të cilat kanë një format HD dhe një rezolucion prej 720 piksel e lart. (PCWorld Albanian)

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>