Lajmet

YouTube prezanton eventin e radhës javor “Geek Week”

Jul 25 2013
0 Shpërndarje
YouTube prezanton eventin e radhës javor “Geek Week”

Pak kohë më parë YouTube lançoi javën e komedisë ku për një javë të plotë ka shfaqur komedi nga kanalet më të famshme për të gjithë njerëzit pa pagesë.

Duke qenë se ky event pati shumë sukses dhe shikueshmëri të lartë YouTube mendoi përsëri të krijojë një event të ri virtual të quajtur Geek Week i cili do të zhvillohet në datat 4-10 gusht.

Në këtë event do të përfshihet përmbajtje speciale nga 100 kanale të ndryshëm të YouTube me tematika të ndryshme si: fantashkencë, komedi, fantazi, superheronj dhe shkencë.

Eventi do të transmetohet çdo ditë nga një kanal i ndryshëm dhe do t’i përmbahet një teme të caktuar. Po ju prezantojmë shkurtimisht me programin javor:

– Të hënën – Në fokus do të jenë heronjtë e librave komikë japonezë dhe Doctor Who

– Të martën, të mërkurë dhe të enjte – Në fokus do të jenë emisionet shkencore, personazhet e mbinatyrshëm dhe lojrat

– Ditën e premte do të shfaqet një përmbledhje e eventit, do të përfshihen debate të mirëfillta mbi njerëzit e fokusuar në botën e teknologjisë si dhe do të transmetohen emisione gatimi fantashkencë.

Danielle Tiedt, menaxher marketingu në YouTube është shprehur: “Më tepër se gjysma e kanaleve më të suksesshëm jomuzikore në YouTube i dedikohen kulturës “geek” ku një pjesë e mirë e përdoruesve punojnë për të krijuar dhe shpërndarë përmbajtje në to prandaj kompania mendoi se është me vend që këtij komuniteti t’i kushtohej më tepër hapësirë”. (PCWorld Albanian)

youtube

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>