Lajmet

Youtube probleme me uebsajtin, shikimin dhe ngarkimin e videove

Dec 20 2016
0 Shpërndarje
Youtube probleme me uebsajtin, shikimin dhe ngarkimin e videove

15658936_359384534433765_1711589550_oSipas raportimeve të përdoruesve dhe faqeve të cilat tregojnë statusin e uebsajteve të ndryshme, platforma më popullore në planet e videove, Youtube, që nga mëngjesi i ditës së sotme deri në këtë orë vijon të ketë probleme kryesisht me qasjen dhe menaxhimin e përmbajtjeve.

Aktualisht nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e Youtube, megjithatë pas disa testimeve nga Redaksia e PCWorld.al me ISP të ndryshme, kemi hasur vështirësi në hapjen e faqes youtube.com, shikimin e videove, ngarkimin e tyre dhe qasjen në kanalin tonë. Probleme të ngjashme kanë raportuar blogerë të ndryshëm.

15644468_359383571100528_422478334_nProblemet më të mëdha kanë qenë në shikimin e videove dhe qasje në uebsajt ndërsa ngarkimi i videove me një përqindje më të vogël.

A keni patur probleme të ngjashme? Nëse po na shkruani në fushën e komenteve mëposhtë. Ne do të sigurohemi që ju informojmë për zhvillimet më të fundit lidhur me këtë ngjarje të pazakontë për Youtube. (PCWorld Albanian)

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>