Blog

Youtube rekomandon 70% të videove të shikuara në platformë

Jan 15 2018
0 Shpërndarje
Rekomandimet ju ndihmojnë të gjeni videot që me të vërtetë dëshironi të shikoni në një koleksion prej milionësh. Youtube rekomandon 70% të videove të shikuara në platformë Photo Source: AP

Youtube me mjeshtëri mund tu çojë drejt shikimit të videove që nuk i dinit se ekzistonin.

Mesatarisht çdo ditë njerëzit shohin 1 miliard orë video në Youtube. Shumica e tyre, 70%, rekomandohen nga algoritmet e Youtube tha shefi i produktit në CES Neal Mohan.

Rekomandimet mbajnë përdoruesit mobil duke parë video mesatarisht 60 minuta.

Ato janë të personalizuara dhe videot e rekomanduara janë të parat që shohim kur qasemi në aplikacionin e Youtube.

Rekomandimet ju ndihmojnë të gjeni videot që me të vërtetë dëshironi të shikoni në një koleksion prej milionësh.

Konkretisht Youtube rekomandon video të shkurtra kur qaseni nga aplikacioni mobil dhe më të gjata nga kompjuteri dhe televizori.

Ato ofrohen nga krahu i inteligjencës artificiale të Youtube, Google Brain. Algoritmet sigurohen tu ofrojnë përdoruesve video të  njëjta me ato që kanë parë.

Çdo ditë Youtube rekomandon 200 milion video tek përdoruesit në 76 gjuhë të ndryshme. Ndërsa ngarkohen mese 400 orë video çdo minutë në Youtube, algoritmet bëhen dita ditës edhe më të zgjuar. /PCWorld Albanian

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>