Lajmet

YouTube rikthehet pas një ndërprerje të shkurtër

Nov 19 2013
0 Shpërndarje
YouTube rikthehet pas një ndërprerje të shkurtër

youtubePërveç të shumë gjërave për të cilat njihen shërbimet që posedohen nga Google, ato njihen edhe për të qenit në dispozicion vazhdimisht, pra pa ndonjë ndërprerje, por YouTube nuk e pati efektshmërinë e duhur në fillim të kësaj jave.

Video shërbimi ishte ndalur dhe vizitimi i tij rikthente një porosi 500 Internal Server Error dhe as aplikacionet për Android e as ato për iOS nuk funksionin.

Fatmirësisht, kjo duket që ka qenë vetëm për disa përdorues, kështu që mund të mos jeni tërësisht pa fat.

Raportimet e largimit filluan të vijnë në Twitter pak minuta pasi u vërejt kjo për herë të parë, kështu që me siguri inxhinierët e YouTube u përgatitën për t’i marrë masat dhe për të kthyer shërbimin në gjendjen normale. (PCWorld Albanian)

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>