Lajmet

YouTube së shpejti do të ketë një platformë konkurrente nga Yahoo

May 30 2014
0 Shpërndarje
YouTube së shpejti do të ketë një platformë konkurrente nga Yahoo

Yahoo-logo-624x351Muajt e fundit Yahoo ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të rimarrë veten pas humbjeve që ka pësuar në treg. Një projekt i Yahoo-së mbi një platformë të re videosh, që do të konkurrojë shërbime si YouTube dhe Vimeo, do të prezantohet gjatë verës. Yahoo pretendon se përdoruesit do të jenë më të favorizuar në këtë platformë të re në krahasim me përdoruesit e YouTube ose Vimeo.

Drejtuesit e kompanisë Yahoo thonë që do të ketë marrëveshje dypalëshe ndërmjet kësaj faqeje interneti dhe përdoruesve të saj rreth postimit të videove. Yahoo përfiton nga ankesat që kanë pasur shumë përdorues të YouTube mbi përfitimet që ata kanë prej reklamave në videot e tyre. Yahoo ka filluar të krijojë një sistem menaxhimi për videot që përdoruesit të kenë mundësi të menaxhojnë krijimet e tyre. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>