Ja se si

Youtube me sfond të errët? Ja sesi ta aktivizoni

Apr 14 2017
0 Shpërndarje
Modaliteti është një ndërfaqe e errët e Youtube me tekst të bardhë. Youtube me sfond të errët? Ja sesi ta aktivizoni Photo Source: Youtube

Nëse keni të instaluar Chrome 57 në kompjuterin tuaj, një modalitet i fshehtë në Youtube po ju pret. Një zbulim i përdoruesit të Reddit _paul_, modaliteti aktivizohet përmes një komande në konsolën e shfletuesit.

Modaliteti është një ndërfaqe e errët e Youtube me tekst të bardhë.

  1. Drejtohuni në Youtube
  2. Hapni menunë e zhvilluesit duke shtypur Ctrl+Shif+I.
  3. Klikoni në seksionin “Console”
  4. Ngjisni këtë linjë kodi cookie=”VISITOR_INFO1_LIVE=fPQ4jCL6EiE” dhe më pas shtypni enter
  5. Mbyllni dritaren e zhvilluesve dhe rifreskoni faqen
  6. Nëse jeni të kyçur në Youtube klikoni mbi ikonën e profilit në Youtube dhe mëpas opsionin “Dark Mode.”

Kështu do të keni një modalitet eksperimental. Kjo veçori funksionon edhe në Firefox dhe Edge. /PCWorld Albanian

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>