Lajmet

YouTube shpjegon funksionimin e videove off line

Sep 20 2013
0 Shpërndarje
YouTube shpjegon funksionimin e videove off line

YouTube_5_for_AndroidpngNdërkohë që YouTube është në përgatitje e sipër për aktivizimin e opsionit të videove off line, kompania ka vendosur të publikojë disa detaje për të shpjeguar më mirë mënyrën e funksionimit.

Për të gjitha videot që do të ngarkohen nga antarët e YouTube opsioni i aktivizuar automatikisht do të përfshijë mundësinë për të shikuar videot off line megjithatë kjo do të lihet në dorë të personit që ngarkon videon.

Në qoftë se ai dëshiron mund ta çaktivizojë këtë opsion.

Në qoftë se një përdorues vendos që një video të caktuar do ta shohë off line atëherë duhet të dijë se edhe pse off line reklamat do të vazhdojnë të shfaqen dhe videoja do të jetë e disponueshme vetëm për 48 orë.

Google ka planifikuar ofrimin e këtij shërbimi për të kënaqur përdoruesit edhe në ato raste kur udhëtojnë me metro ose avion.

Megjithatë nuk dihen ende detaje të tilla si numri i reklamave që do të shfaqen, për cilat tipe videosh do të shërbejë ky opsion dhe a do të lançojë YouTube aplikacion për platformat e tjera si Windows 8?

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>