Vëzhgim

YouTube shton përmbajten e Creative Commons në Video Editor

Jun 2 2011
0 Shpërndarje
YouTube shton përmbajten e Creative Commons në Video Editor

Vegla për ndryshimin e videove të ngarkuara në YouTube, e cila u lëshua në vitin e kaluar, ka shtuar veçori për ta bërë ecurinë e ndërtimit të videove më të plota, thotë Jason Toff, i cili është menaxhues i kësaj fushe në YouTube.

Ju mund të qaseni në më shumë se 10,000 video (nga C-SPAN, PublicResource.org, Voice of America, Al Jazeera dhe të tjerë) përgjatë tabit CC në editor. Ju madje mund ta lini përmbajtjen tuaj si  Creative Commons, kështu që përdoruesit e tjerë mund ta përdorin atë në videot e veta.

E gjithë përmbajtja mund të përdoret dhe rregullohet, derisa të jetë veçuar. Lidhjet tek CC-të origjinale të videove do të jenë të vendosura në lista nën videot në të cilat janë të përfshira.

Toff beson që kjo shtojcë do të ndihmojë përdoruesit e uebfaqes YouTUbe që të jenë edhe më kreativë me përmbajtjen e tyre – në një mënyrë që i mbron të drejtat e të gjithë autorëve (është e qartë që ju duhet ta etiketoni përmbajtjen tuaj si Creative Commons dhe çdokush që provon t’i shmanget kësaj rregulle do të jetë temë e shërbimeve të YouTube-it për mbrojtjen e të drejtave të autorit)./pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>