Lajmet

YouTube synon të ndihmojë prodhuesit e videove me disa veçori të reja

May 24 2014
0 Shpërndarje
YouTube synon të ndihmojë prodhuesit e videove me disa veçori të reja

theverge2_1020.0_standard_640.0YouTube është përqendruar shumë në prodhuesit e përmbajtjes origjinale në këtë faqe – vetëm shikoni reklamat në YouTube ose stenda afishimi që i vejnë këta prodhues, që është fushata e parë e tillë e lëshuar nga kompania. Përveç rritjes së vëmendjes në yjet e vet, YouTube sapo ka lajmëruar një nismë të re për t’i mbajtur prodhuesit e tillë më mirë të informuar rreth nismave të reja në të cilat kompania është duke punuar. Një video e re “Creator Preview”, u publikua gjatë të premtes, që është pjesa e parë e një serie të cilën kompania do ta lëshojë për t’i bërë përdoruesit e YouTube-it më të lidhur me mjetet dhe ndryshimet që do të ndihmojnë ata në rritjen e audiencës së tyre.

Në mesin e lajmeve në videon e parë është edhe ardhja e një aplikacioni të posaçëm mobil YouTube Creator i dedikuar në veçanti për t’iu mundësuar përdoruesve që të menaxhojnë veçoritë e përdoruesit kur ata qëndrojnë larg kompjuterëve të tyre. Në të ekziston edhe një nismë tjetër duke u përgatitur që do t’iu mundësojë shikuesve që drejtpërdrejt të kontribuojnë me para për prodhuesit e videove në YouTube – tingëllon sikur do të jetë një opsion mjaft i thjeshtë që do të sjellë para për ata që dëshirojnë të marrin më tepër fonde për të çuar përpara projektet e tyre.

Një projekt tjetër për marrje të informacioneve është sistemi i ri i titujve – YouTube tregoi që rreth 80 për qind e video shikimeve vijnë nga vendet jashtë SHBA-së, kështu që prodhuesit e videove do ta kenë opsionin që të ofrojnë mundësinë për të bërë përkthime dhe vendosje të titujve të punës së re për të mbërritur tek audiencat e reja. Nuk ka informacione se kur veçoritë e tilla do të lëshohen, por ata që janë të interesuar mund të regjistrohen për seritë e reja të Creator Preview, për të qenë më afër me nismat e reja. (PCWorld Albanian)

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>