Lajmet

Youtube do të sjellë përshpejtimin dhe ngadalësimin e videove në aplikacionin mobil

Aug 7 2017
0 Shpërndarje
Duke qenë se nuk ka raporte të shumta lidhur me këtë, do të thotë se funksionaliteti është duke u testuar në një numër të kufizuar përdoruesisht. Youtube do të sjellë përshpejtimin dhe ngadalësimin e videove në aplikacionin mobil

Një prej veçorive më të dobishme të Youtube është mundësia për të përshpejtuar luajtjen e videove.

Diçka e tillë është e mundur në desktop prej vitesh dhe tani mesa duket do të vijë së shpejti edhe në telefonin tuaj.

9to5Google raportoi se kishte vënë re funksionin në menunë e aplikacionit në një telefon Pixel me versionin më të fundit të Youtube.

Duke qenë se nuk ka raporte të shumta lidhur me këtë, do të thotë se funksionaliteti është duke u testuar në një numër të kufizuar përdoruesisht.

Ashtu si në desktop përdoruesit mund të ngadalësojnë ose përshpejtojnë videon me 0.75X, 0.5X ose 0.25X dhe 1.25X, 1.5X dhe 2X respektivisht.

Jo vetëm që me këtë funksionalitet mund të kaloni klipet një pas një por edhe të jeni të vëmendshëm ndaj një tutoriali prej të cilit nuk doni tu shpëtojnë detaje. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>