Lajmet

YouTube u kërkon përdoruesve të shfaqin emrin e tyre të vërtetë

Jul 24 2012
0 Shpërndarje
YouTube u kërkon përdoruesve të shfaqin emrin e tyre të vërtetë

YouTube mendon se pseudonimet e ndryshme që përdoren nga shfrytëzuesit e kësaj platforme videosh kanë filluar të shtohen. Andaj, platforma për video online e Google, tani ju ofron përdoruesve opsionin që të fillojnë të përdorin emrat e tyre të vërtetë, për ta bërë lidhjen e profilit të tyre në Google Plus me kanalin e tyre në YouTube. 

“Një identitet i gjerë i Google ishte diçka që u dëshmua i popullarizuar me përdoruesit e rinj të YouTube kur ne filluam ta ofrojmë atë në mars, kështuqë ne tani jemi duke e zgjatur atë tek përdoruesit ekzistues,” shkroi në një postim në blog inxhinieri softuerik i YouTube, John Fisher. 

Ja se si e përshkruan Fisher funksionimin e kësaj risie: 

Ky është identiteti juaj, kështuqë ju jeni në ulësen e vozitësit. Së pari, emri juaj. Nëse për momentin jeni përdoruesi joeysam87 në YouTube, ju tani mund ta shfaqni si Joey Samson, emrin e plotë nga profili juaj në Google+ (me një hapësirë në mes!), së bashku me ndonjë foto të ngarkuar. 

Hapi i ardhshëm, veprimtaria juaj e kaluar. Ndoshta keni postuar disa gjëra më parë, që ndoshta nuk do të donit t’i shfaqni publikisht. Duke klikuar “Review my content” (“Vëzhgo përmbajtjen time”), ju mund të shihni çdo video, koment ose lista lëshimi që ju i keni postuar ndonjëherë dhe vendosni nëse dëshironi që ta shoqëroni emrin tuaj të  plotë para se ta bëni ndryshimin. 

Kjo do t’ju japë më tepër opsione rreth asaj se si videot tuaja shihen dhe zbulohen në YouTube. Sidoqoftë, ne e kuptojmë që përdorimi i emrit të vërtetë nuk është për çdokënd. Ndoshta njerëzit ju njohin sipas pseudonimit tuaj në YouTube. Ndoshta nuk doni që emri juaj të lidhet publikisht me kanalin tuaj. Për të vazhduar përdorimin e pseudonimit tuaj në YouTube, vetëm klikoni “Unë nuk dua ta përdori emrin tim të plotë” kur e shihni replikën.

Derisa YouTube është duke e ofruar këtë veçori të shtuar tek përdoruesit e vet, ai gjithashtu ka nevojë për shërbimin që t’i stimulojë njerëzit që t’i përdorin emrat e tyre të vërtetë. Kjo platformë me video është mjaft e madhe për të pasur komentues anonimë të cilët lënë komente ofenduese. Sipas Wired, pastrimi i imazhit të vet do të ndihmonte shërbimin në tërheqjen e më tepër zotëruesve të biznesit, reklamuesve dhe prodhuesve të filmit. (PCWorld Albanian)                                     

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>