Analiza

YouTube zbulon Top 10 videot për vitin 2013

Dec 13 2013
0 Shpërndarje
YouTube zbulon Top 10 videot për vitin 2013

youtubeeÇdo muaj në YouTube shihen më tepër se 6 miliardë orë video. Kjo do të thotë se shërbimi është një barometër relativisht i saktë mbi ato se çfarë po ndodhin në botë apo për ato që ia vlen të shihni.

Si çdo fundvit, YouTube ka publikuar top videot dhe kanalet për vitin 2013. Ndoshta për shumë përdorues të internetit nuk do të jetë surprizë kur të shohin se videoja më trendy e vitit është The Fox (What Does The Fox Say?), ndërsa ajo muzikore më trendy ishte Psy me Gentleman.

Ja se si janë renditur videot për këtë vit:

* Harlem Shake

* How Animals Eat Their Food

* Miley Cyrus – Wrecking Ball (Chatroulette Version)

* Baby & Me / The New Evian Film

* Volvo Truck — The Epic Split featuring Jean Claude Van Damme

* The Lonely Island – YOLO featuring Adam Levine and Kendrick Lamar

* Telekinetic Coffee Shop Surprise

* The NFL: A Bad Lip Reading

* Mozart versus Skillrex: Epic Rap Battles of History, Season 2

Videot muzikore janë ndër më të shikuarat në YouTube. Përveç Wrecking Ball, ndër videot më të shikuara janë gjithashtu edhe Katy Perry Roar (Official), dhe P!nk Just Give Me A Reason.

Top kanalet ku janë shtuar më tepër përdorues të rinj janë PewDiePie, HolaSoyGerman, Smosh, RihannaVEVO, dhe OneDirectionVEVO.

Dhe së fundmi, këtu mund të shihni videon e kompanisë, si një përmbledhje për vitin 2013. (PCWorld Albanian)

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>