Softuer

YouTube lanson faqe të re mobile

Aug 24 2010
0 Shpërndarje
YouTube lanson faqe të re mobile

Faqja e re (m.yotube.com), që është e ndërtuar në standardin HTML5 dhe që qaset përmes ueb shfletuesit të celularit, do të ofrojë një eksperiencë edhe më të mirë të përdoruesit sesa aplikacioni mobil. Sipas Google gjithashtu do të ketë veçori të avancuara për rrjete sociale gjë që do ta bëjnë më të lehtë shkëmbimin e videove në Twitter e Facebook.

”Konsumimi i YouTube në pajisje mobile është rritur në mënyrë të konsiderueshme” tha Google. “Lëshimet e videove janë rritur për 160 për qind në vitin 2009 në krahasim me vitin e kaluar, dhe YouTube mobile tani pranon më shumë se 100 milion video playback në dit”.

Një orë video përmbajtje ngarkohet nga pajisjet mobile në YouTube çdo minutë, shtoi më tej Google.

Google tha gjithashtu se versioni origjinal mobil i YouTube u lansua në vitin 2007, dhe se përdorimi i pajisjeve që kanë internet të lidhur ishte ende në fazat e hershme. Shfletuesit mobil dhe pajisjet mobile kanë pasur kfuzime që kanë parandaluar përvojën mobile të YouTube t’i ngjasojë përvojës së desktopit.

”Sot më shumë se kurrë, YouTube e di që ju duhet të jenë në gjendje të gjeni dhe të keni qasje në videot tuaja më të pëlqyera kudo qofshi ju” tha Google në një deklaratë. “Kjo është arsyeja pse po paraqesim një version të përditësuar të faqes mobile. Gjersa bota po vazhdon të ecën drejt platformës mobile, YouTube mendon se faqja e re do të ofrojë një përmirësim të madh për secilin që dëshiron një përvojë më bashkëkohore me YouTube nëpër të gjitha pajisjet”.

Faqja e re, që mund të qaset nga Apple iPhone apo pajisje që punojnë në sistemin operativ të Google-Android, gjithashtu veçohet me elemente të “ndjeshme në prekje, që e bënë të lehtë për përdoruesit me pajisje të ndjeshme në prekje të kenë qasje në video. Përdoruesit gjithashtu do të jenë në gjendje të “pëlqejnë apo “mos-pëlqejnë” videot që po shikojnë.

Lajmet e fundit>