Softuer

YouTube planifikon të transmetojë video 1080p

Nov 14 2009
0 Shpërndarje
YouTube planifikon të transmetojë video 1080p

Gjatë kësaj jave video shërbimi i popullarizuar YouTube, në një blog post bëri të ditur se duke filluar prej javës së ardhshme, kjo ueb faqe do të fillojë të transmetojë përmbajtje në definicion të lartë.

“Duke filluar prej javës së ardhshme, HD Mode i YouTube do të shtojë përkrahjen për shikimin e videove në format 720p ose 1080p, në varësi të rezolucionit të burimit origjinal, gjë që është më shumë sesa niveli ynë i tanishëm prej 720p” tha Inxhinieri Softuerik Billy Biggs.

Shikuesit e YouTube do të duhej të vërenin ndryshimin gjatë ditëve të ardhshme dhe ueb faqja është duke i inkurajuar përdoruesit të përshtatin monitorët e tyre për 1080p, në mënyrë që të përjetojnë në maksimum rezolucionin e plotë të video përmbajtjeve që shikojnë në “full screen”.

Bigg thekson se njerëzit prapa YouTube janë në proces të ri-enkodimit të të gjitha videove 1080p, të cilat veçse i kanë ngarkuar përdoruesit.

Lajmet e fundit>