Lajmet

Youtube po shqyrton kalimin në skemë me regjistrim

Dec 17 2009
0 Shpërndarje
Youtube po shqyrton kalimin në skemë me regjistrim

Prej kohësh Youtube ka theksuar se mënyra e vetme për të sjellë më shumë investime në faqen ueb është shtimi i një përmbajtjeje më profesionale. Për këtë arsye, Google dhe Youtube kanë patur biseda të shumëta me stacione TV dhe rrjete të tëra televizive për transmetimin e veprimtarive të tyre, por deri tani, vetëm pak prej palëve të kontaktuara kanë pranuar transmetimin e pjesshëm të përmbajtjes së tyre.

Megjithëse Youtube ka numrin më të madh të vizitorëve, Hulu është me sponsorizimet e sajë, një shembull më i mirë i suksesit. Transmetimi i plotë i spektakleve apo emisioneve të tjera televizive është stimuli më i madh dhe garancia më e lartë për sponsorat e fuqishëm të cilët nga ana tjetër, do ta kishin të pakonceptueshme të investonin të Youtube me politikën aktuale të videove amatore.

Për këtë arsye, Google është duke shqyrtuar opsionin e regjistrimit me pagesë në një shërbim të Youtube i cili do të bëjë të mundur shikimin e shfaqeve të plota televizive.

Lajmet e fundit>