Lajmet

Z Mobile dhe Telekomi i Kosovës gjejnë akordin, Telekomi i shpëton falimentimit

May 24 2017
0 Shpërndarje
Në një dalje për shtyp Drejtori Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës Agron Mustafa së bashku me përfaqësuesit e Z Mobile njoftuan akordin e arritur Z Mobile dhe Telekomi i Kosovës gjejnë akordin, Telekomi i shpëton falimentimit Photo Source: Telekomi i Kosovës

Në një dalje për shtyp Drejtori Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës Agron Mustafa së bashku me përfaqësuesit e Z Mobile njoftuan akordin e arritur mes dy kompanive një marrëveshje të cilën z Mustafa e cilësoi si “më e mira e mundshme për të dy institucionet.”

“Sot jemi ardh me ju tregu një lajm të mirë që kemi arritë sot. Ka të bëjë me arritjen e marrëveshjes së mirëkuptimin lidhur me vendimin e arbitrazhit,” shprehej zoti Musafa.

“Prej vitesh ka pasur kundërshti mes dy kompanive nëse u takojnë numrat dhe shërbimet 3G dhe 4G që nga momenti i nënshkrimit të kontratës.

Kontrata nuk i ka parashikuar më shumë se 200 mijë numra dhe as shërbimet 3G dhe 4G për Z Mobile, diçka që vendimi i arbitrazhit tashmë e ka sqaruar,” vijoi Ai më tej.

Ai e cilësoi marrëveshjen si një fillimi i ri dhe se çdo vendimi i arbitrazhit pranohet plotësisht nga Telekomi i Kosovës. Ky i fundit do të paguajë vetëm shpenzimet e arbitrazhit të Z Mobile, një shumë më e vogël sesa 32 milion Euro që kërkonte padia e Z Mobile.

Plot 3,500 punonjës shpëtohen nga kjo marrëveshje me z Mobile, ku Mustafa falenderoi personalisht z Devolli i cili ishte i gatshëm për të gjetur një zgjidhje.

z. Mustafa tha se kjo marrëveshje shpëton mijëra punëtorë të telekomit dhe postës si dhe kompaninë nga falimentimi. Ai refuzoi tu përgjigjej pyetjeve të gazetarëve lidhur me shumën që i detyrohet Z Mobile duke thënë se disa pika të marrëveshje nuk kanë pse të bëhen publike.

Kjo marrëveshje vjen afro dy muaj pas vendimit të Gjykatës së Lartë Angleze e cila hodhi poshtë apelimin e Telekomit të Kosovës ndaj vendimit të parë ku ishin identifikuar shkelje si mosfurnizimi me karta SIM, mosfurnizimi me numra, mos ofrimi i shërbimeve 3G dhe 4G si dhe ulja e cilësisë së shërbimeve.

Më 25 Janar të 2016-ës kompania e ofrimit të shërbimit të telefonisë së lëvizshme Z-Mobile në pronësi të Devolli Group paditi Telekomin e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>