Biznes

Z-Mobile sjellë shërbime inovative dhe të teknologjisë më të fundit në Kosovë

Mar 16 2010
0 Shpërndarje
Z-Mobile sjellë shërbime inovative dhe të teknologjisë më të fundit në Kosovë

Ofruesi i shërbimeve mobile në Kosovë Z-Mobile,  që është futur në treg si operator mobil i rrjetit virtual (MWNO) në fillim të muajit janar, ka zgjedhur Nokia Siemens Networks për të përmirësuar inteligjencën e shërbimeve të saja, për të rritur kënaqësinë e konsumatorëve dhe për të përshpejtuar implementimin e shërbimeve të reja.

“Caku ynë është që t’i lidhim njerëzit pa kufij dhe pa limite” tha Milot Gjikolli, shef ekzekutiv pranë Dardaphone, kompania amë e Z-Mobile. “Duke u nisur prej kësaj, ne tentojmë që të rrisim biznesin tonë përgjatë regjionit duke adoptuar modele të favorshme për lansime të shpejta dhe inovative të shërbimeve. Ne kemi zgjedhur Nokia Siemens Networks si partnerin tonë për shkak të të dhënave të saja në të kuptuarit e përdoruesve të celularëve dhe duke ofruar shërbime të nivelit më të lartë dhe kujdes për konsumatorë. Ne kemi besim se përmes këtij partneriteti strategjik, ne do të jemi në gjendje që në mënyrë rapide të rrisim kualitetin e shërbimeve që ne ofrojmë”.

Në bazë të marrëveshjes pesë vjeçare, Nokia Siemens Networks do të ofrojë konsulting dhe integrime të sistemit për një rrjet inteligjent të gjeneratës së ardhshme (NG IN), për të përkrahur shërbimet e fokusuara në mënyrë të theksuar në nevojat biznesore të Z-Mobile.

Platforma NG IN do të ofrojë zgjidhje për tarifat postpaid dhe prepaid të Z-Mobile dhe për shërbimet e faturimit, si dhe Interactive Voice Response (IVR) për zë të automatizuar apo navigim me keypad dhe sistem të menaxhimit të marrëdhënieve me konsumatorin (CRM).

Platforma do të mund të rritet me efikasitet dhe me kosto-efektivitet për të arritur rritjen e paraparë të abonentëve në bazën e Z-Mobile.

“Kërkesa e lartë për shërbime të veçanta e bënë tregun e Kosovës edhe inovative e edhe sfidues” deklaroi Dietmar Appeltaur, udhëheqës i regjionit Evropë Qendrore-Lindore  pranë Nokia Siemens Networks. “Në mënyrë që Z-Mobile të tejkalojë konkurrencën dhe të rris numrin e abonentëve, ajo duhet të ofrojë shërbime të teknologjisë më të fundit dhe shërbime të së ardhmes, tarifa të targetuara dhe plane të thirrjeve, ku që të gjitha duhet të përkrahen nga një sistem i fuqishëm menaxhues i marrëdhënieve me konsumatorin”.

Marka Z-Mobile është pronë e Dardaphone, që është një sipërmarrje e përbashkët mes Korporatës Devolli Group dhe kompanisë me bazë në SHBA, C-Com Group.

Nokia Siemens Networks në anën tjetër është një mundësues global i shërbimeve të telekomunikimit. Me fokusim në inovacion dhe qëndrueshmëri, kompania ofron një portofol të plotë të teknologjive mobile, fikse dhe konverse, si dhe shërbime profesionale duke përfshirë konsulting dhe integrime të sistemeve, vendosje, mirëmbajtje dhe sisteme menaxhimi. Ajo operon në mbi 150 shtete të botës, ndërsa qendrën e ka në Espoo të Finlandës.

Lajmet e fundit>