Analiza

Zanafilla e temave më interesante në Twitter

Feb 15 2011
0 Shpërndarje
Zanafilla e temave më interesante në Twitter

Për kërkimin e vet, HP analizoi 16.32 milionë cicërime në 3,361 temat më interesante, në mesin e shtatorit dhe tetorit të vitit 2010. Për të marrë të dhënat e veta, HP pyeti API-në e kërkimeve të rrjetit Twitter çdo 20 minuta.

HP zbuloi që algoritmi i temave më interesante në Twitter kujdeset më shumë për subjektet e veçanta dhe arritjen në një cicërimë që sa shpesh është cicëruar ose kush e cicëruar. Rreth 31% e temave më interesante janë ricicërime (ang. retweets). Më e rëndësishme është që 72% e atyre ricicërimeve vijnë nga media të njohura si @cnnbrk ose @nytimes. The Telegraph, ESPN, @breakingnews dheThe Huffington Post e ndërtuan listën e top përdoruesve të ricicëruar në të paktën 50 temat më interesante.

“Ajo se çfarë e vërteton të qenurit më i rëndësishëm në temat trendet përcaktuese janë ricicërimet nga përdoruesit e tjerë, që është më e lidhur me përmbajtjen e asaj që po shkëmbehet se sa me cilësitë e përdoruesve,” përfundon HP në një raport hulumtimi. “Për më shumë, ne gjetëm që përmbajtja që ka qenë trend ishin lajmet e mëdha nga burimet tradicionale mediatike, të cilat janë pastaj të plotësuara nga ricicërimet në Twitter për të grumbulluar trendet.”

Cicërimet nga “ndikuesit” kanë efekt të vogël në temat më interesante. Në vend të kësaj, temat më interesante shpesh vijnë nga rrëfimet e lajmeve të cicëruara nga ofruesit kryesorë të lajmit. HP përfundon që media tradicionale ende fillon bisedimin rreth temave më të biseduara në mediale shoqërore dhe jo e kundërta.

Hulumtuesit e ndërmarrjes HP (të udhëhequr nga Sneior Fellow Berndardo Huberman) gjithashtu analizuan faktorët ndikues në kohën e zgjatjes së temave më interesante në Twitter. Kjo ndërmarrje gjeti që vetëm disa tema më interesante rrijnë në maje për më shumë se 40 minuta. “Ne treguam shpërndarjen e temave të kohës së gjatë që janë të parashikueshme, ashu siç është numri i përgjithshëm i cicërimeve dhe rritja e tyre në periudhën kohore,” tha Huberman në një postim në blogun e ndërmarrjes./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>