Harduer

Zanco, telefoni më i vogël në botë

Dec 28 2017
0 Shpërndarje
Ky telefon ka një tastierë numerike dhe një ekran Oled 0,49 inç me rezolucion 64×32 piksel Zanco, telefoni më i vogël në botë

Ndërkohë që tregu i smartphone-ve prodhon pajisje gjithnjë e më të mëdha, një kompani ka vendosur të shkojë kundër rrymës: quhet Zanco, dhe synon të sjellë në treg telefonin më të vogël në botë.

Shoqëria synon të mbledhë fonde në një fushatë në platformën Kickstarter për të prodhuar “tiny t1”, një celular me funksione bazë dhe dimensione mini. Pajisja është e gjatë 4,67 centimetra, e gjerë 2,1 centimetra, ka trashësi 1,2 centimetra dhe peshon 13 gramë.

Ky telefon ka një tastierë numerike dhe një ekran Oled 0,49 inç me rezolucion 64×32 piksel, altoparlant, mikrofon, një vend për të vënë skedën telefonike dhe portë hyrëse për të karikuar telefonin.

Celulari funksionon me lidhje 2G. Bateria është 200 mAh me një autonomi prej tre ditësh dhe tre orë bisedë. Memoria e telefonit mund të regjistrojë deri në 300 numra, të mbajë 50 mesazhe dhe listën e 50 telefonatave të fundit. /Monitor

Tags >

telefon
Lajmet e fundit>