Lajmet

Zbavituni gjatë bisedave në Facebook me “Symbols dhe Emoticons”

Apr 2 2013
0 Shpërndarje
Zbavituni gjatë bisedave në Facebook me “Symbols dhe Emoticons”

symbols facebookNë rast se bisedoni shpesh në Facebook dhe jeni përdorues të rregullt të chat-it ju mund të impresiononi ose zbavitni miqtë tuaj nëpërmjet përdorimit nëpër mesazhe të figurave të këndshme që shprehin gjendje emocionale (emotions).

Kjo mund të realizohet lehtësisht nëpërmjet përdorimit të pjesëve të kodit të një gjuhe programimi të quajtura “kode chat-i” (chat codes) të cilat kopjohen dhe vendosen në dritaren e bisedës.

Një burim cilësor që mund ti referohen gjithë përdoruesit është “Symbols & Emoticons” www.symbols-n-emoticons.com, ky është linku për tu drejtuar në faqen kryesore.

Ndërsa me këtë link http://www.symbols-n-emoticons.com/p/new-codes-for-facebook-chat-icons.html po demonstrojmë disa shembuj kodesh për simbole të tilla si PSY me Gangam Style.

Për të përdorur këto simbole në bisedat tuaja klikoni në fushën që ndodhet poshtë imazhit dhe kopjoni gjithë kodin me Ctrl-C. Pastaj kaloni tek faqja e Facebook-ut dhe thjesht vendosni aty kodin e kopjuar me Ctrl-V.

Si përfundim klikoni Enter dhe do shfaqet imazhi i dëshiruar.

Në këtë faqe mund të gjeni një koleksion të gjerë figurash, simbolesh dhe shprehjesh. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>