Ja se si

Zbukuroni Windows 7 me AeroWorks

Dec 1 2009
0 Shpërndarje
Zbukuroni Windows 7 me AeroWorks

Nëse dëshironi një rrugë të thjeshtë për të zbukuruar superbarin e Windows 7 atëherë provoni AeroWorks, që është një program i thjeshtë për tema, që është krijuar nga përdoruesi i DeviantArt, Solo-Dev.

Ky program ofrohet me shtatë veshje të cilat mund  të shikohen paraprakisht me një klikim dhe mund të aplikohen me një klikim tjetër. Ato janë aktive vetëm kur funksionon AeroWorks, kështu që sigurohuni të klikoni në shigjetën e vogël të gjelbër në skajin e djathtë lartë dhe jo X-in e kuq, kuptohet pasi të keni bërë një ndryshim.

Kreatorët planifikojnë të paraqesin tri versione në momentin që kompletohet AeroWorks – versionin pa pagesë, atë bazë dhe versionin ultimate. Gjersa mund të nënkuptohet se versioni bazë nuk do të përkrahë diçka më tepër sesa atë që po shihni në imazh, por juve ju ofrohet edhe një mundësi për të modifikuar veshjet ekzistuese përmes shfrytëzimit të editorit tuaj më favorit. Ju duhet të shfletoni së pari follderin AeroWorks/Skins dhe të merrni përsipër skedarët që dëshironi të editoni, dhe prej këtij momenti ju jeni gati për nisje.

Nuk kërkohet patch për ndonjë skedarë të sistemit dhe programi shfrytëzon vetëm 8 MB të memories tuaj (sasi të cilën sigurisht mund ta ndani).

Në bazë të testimeve të bëra mund të thuhet se ky program nuk punon mjaft mirë me superbarin nëse vendoset vertikalisht. Por ju mund të pranoni rezultatet të pranueshme nëse bëni një editim të duhur në vete. Së dyti, dritarja e programit është përpunuar paksa tepër me Aero dhe është shumë vështirë të lexohet tekstit në prapavijat e nënvizuara.  Për ta lexuar është dashur ta ndërrojmë prapavijën e dekstopit.

Por të lemë anash ankesat sepse AeroWorks është i bukur, ka ndikim të vogël në rrugën për të përshtatur sipas dëshirës superbarin tuaj të Windows 7.

Lajmet e fundit>