Harduer

Zbulimi i procesorëve të gjeneratës së re me vetinë e vetërikuperimit

Mar 15 2013
0 Shpërndarje
Zbulimi i procesorëve të gjeneratës së re me vetinë e vetërikuperimit

Një grup studiuesish në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni pas disa eksperimenteve që kanë kryer kanë arritur në përfundimin se në të ardhmen procesorët e smartfonëve dhe kompjuterëve përveç identifikimit të një problemi do të jenë në gjendje të përballojnë dëmet fizike si dhe të kthehen vetë në gjendje normale brenda një kohe shumë të shkurtër.

Në këtë mënyre ofrojnë një performancë të kënaqshme si më parë.

Prova u realizua duke djegur me lazer disa procesorë gjë që shkaktoi hapjen e disa vrimave dhe më pas u avulluan disa prej komponenteve si p.sh tranzistorët. U vu re se pa kaluar as një sekondë e plotë procesorët e anashkaluan dëmin dhe filluan të funksiononin normalisht.

Studiuesit përdorën disa sensorë që kryenin matje të vazhdueshme të temperaturës, rrymës dhe tensionit. Këtë informacion më pas e kalonin tek procesori qëndror i cili analizonte performancën dhe llogariste nëse diçka kishte nevojë për riparim ose jo.

Integrimi i teknologjisë se procesorëve të vetërikuperueshëm në tabletët dhe smartfonët do të shënonte një progres të madh dhe do të ruante performancën në një nivel të lartë, megjithatë programimi dhe implementimi i kësaj teknologjie do të ishte kompleks dhe mjaft i kushtueshëm.

Samsung zbulon procesorin 8-core për smartfonë

Shkencëtarët kanë demonstruar një projekt shumë interesant, por që është shumë larg vendosjes në një pajisje të vërtetë. (PCWorld Albanian)

procesor

Tags >

procesor
Lajmet e fundit>