Harduer

Zbulohen detaje të reja të iPadit gjigant të Apple

Nov 29 2014
0 Shpërndarje
Zbulohen detaje të reja të iPadit gjigant të Apple

giant-ipadiPadi 12.2 inç aq i përfolur i Apple nuk do të lançohet së shpejti, por detaje të ndryshme të tij kanë filluar të zbulohen. Revista japoneze Mac Fan, publikoi disa imazhe që priten të jenë ato të dizajnit të iPadit.

Sipas këtyre imazheve, tableti gjigant i Apple do të ketë një ekran 12.2 inç dhe do të ketë përmasa 305.3 x 220.8 x 7 mm. Kjo do të thotë që do të jetë pak më i trashë se iPad Air 2 që është 6.1mm.

Mac Fan deklaroi gjithashtu se iPadi gjigant do të vijë me një procesor të përmirësuar A9 chip krahasuar me A8X të tabletave aktuale të Apple. Përsa i përket audios iPad Pro do të jetë i pajisur në të dyja anët me bokser.

Aktualisht po qarkullojnë dhe disa fjalë të tjera që thonë se Apple po punon për të sjellë një version iPad mini 4. Mac Fan ka deklaruar se të dyja këto produkte ka mundësi të lançohen në periudhën prill deri në qershor të vitit 2015.

Akoma nuk është shumë e qartë se sa i besueshëm është Mac Fan kështu që duhet të presim deri vitin tjetër për të qenë më të sigurt rreth këtyre produkteve të reja. (PCWorld Albanian)

Tags >

Appleipad
Lajmet e fundit>