Harduer

Zbulohen detaje të reja të Samsung Galaxy S6

Jan 5 2015
0 Shpërndarje
Zbulohen detaje të reja të Samsung Galaxy S6

detaje smasungTashmë nuk është më sekret se smartfoni i ardhshëm i Samsung do të ketë një përbërje ndryshe nga versionet e serisë Galaxy që kjo kompani ka hedhur në treg deri më sot.

Duke filluar nga Galaxy Alpha verën e shkuar, më pas duke vazhduar me Galaxy Note 4 dhe Note Edge, Samsung po i përkushtohet një dizajni të ri për smartfonin e ardhshëm Galaxy i cili do të jetë një pjesën më të madhe prej metali. Ditët e fundit janë shfaqur disa imazhe të reja të këtij dizajni në uebin Nowhere Else.

Ndërkohë që vërtetësia e imazheve nuk mund të konfirmohet, në të shfaqet një kasë tërësisht metalike gri me logon e Samsung. Në kasë duken edhe prerjet që përkojnë me vendin e kamerës.

Ky imazh të sjell ndër mend disa nga pajisjet e HTC me trup alumini. Ky cilësohet si një ndryshim i rëndësishëm për kompaninë Samsung e cila tradicionalisht ka preferuar të sjellë në treg smartfonë me trup plastik. Dizajni i ri metalik do të ndihmojë gjithashtu diferencimin e S6 nga smartfonët e tjerë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>