Harduer

Zbulohen detajet e Kirin 970: arkitekturë 10 nm, tetë bërthama dhe LTE Kategoria 12

Dec 27 2016
0 Shpërndarje
Zbulohen detajet e Kirin 970: arkitekturë 10 nm, tetë bërthama dhe LTE Kategoria 12

huawei-kirin-960Huawei Mate 9 lajmëroi lindjen e Hisilicon Kiri 960 i cili ka treguar në testime se është superior në fuqi. Ndërkohë që Kirin 960-ës i duhet ende që të përdoret në potencialin e tij të plotë në telefonat e mençur Huawei, raportohet se tani kompania po punon në çipin e tyre të ardhshëm flagship i cili do të quhet Kirin 970.

Kohët e fundit, një përdorues i Weibo me reputacion për afërsinë e tij me industrinë tajvaneze të telefonave zbuloi detaje rreth Kirin 970. Kirin 970 do të ndërtohet nga TSMC dhe kështu nuk është për tu habitur fakti se informacionet e Kirin 970 po rrjedhin nga Tajvani, baza e TSMC-së.

kirin-970-detailsNë përputhje me rrethanat, Kirin 970 thuhet se do të paketojë një procesor tetë-bërthamësh të përbërë nga katër bërthama ARM Cortex-A73, dhe katër bërthama ARM Cortex-A53.

Çipi flagship i brezit tjetër gjithashtu zbulohet se do të ketë një kohë maksimale frekuence diku mes 2.8GHz dhe 3.0GHz. Plus kësaj, Kirin 970 do të jetë i pajisur me LTE Kategoria12 dhe do të vijë si çipi i parë i Huawei-t me arkitekturën 10nm.

Telefoni Huawei P10 që pritet të debutojë në këtë tre mujorësh, nuk do të jetë i pajisur me çipin Kirin 970 dhe në vend të tij do të përdorë çipin e momentit, Kirin 960, njësoj si Mate 9.

Por, duke iu përshtatur traditave të Huawei-t, Huawei Mate 10 do të jetë i pari që do të pajisjet me Kirin 970 dhe me shumë mundësi do të jetë në gjysmën e dytë të 2017. (PCWorld Albanian)

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>