Harduer

Zbulohen detajet e smartfonit Blackberry Classic

Oct 16 2014
0 Shpërndarje
Zbulohen detajet e smartfonit Blackberry Classic

gsmarena_001Shefi i ri ekzekutiv Blackberry-t po mundohet të sjell kompaninë e tij përsëri në rrugën e suksesit përmes pjesëve të reja të harduerit. Modeli Blackberry Passport, smartfoni më i pazakontë që kemi parë, ishte pjesë e enigmës së re të marketing-ut së bashku me Blackberry Classic. Këtë telefon ne e kemi parë në duart e CEO-s së kompanisë dhe tashmë një dokument më të dhënat e tij është zbuluar.

Blackberry Classic ka përmasa 131 x 72.5 x 10.2 mm dhe peshon 178 gram. Smartfoni do të ketë një ekran 3.46 inç me rezolucion 720 x 720 dhe dendësi pixel-ash prej 294 ppi. Blackberry Classic merr emërtimin e tij nga tastiera klasike me 32 butona dhe një trackpad optik tradicional. Për thirrjet ekzistojnë tre mikrofonë të aftë të eliminojnë zhurmat e ambientit.

Telefoni do të fuqizohet nga një çip Qualcomm Dual Core Krait 1.5 Ghz së bashku me 2 GB RAM. Smartfoni ka 16 GB hapësirë të dhënash me mundësinë për të shtuar deri në 128 GB përmes kartave microSD. Telefoni furnizohet nga një bateri 2,515 mAh e palëvizshme dhe disa versione mund të ngarkohen përmes valëve wireless.

Kamera e pasme do të ketë një sensor 8 Megapixel e aftë të kapë video 108p, ndërsa kamera frontale do të jetë 2 megapixel e cila mund të kapë video 720p. Përsa i përket konektivitetit smartfoni përfshin një kartë Nano Sim, NFC, Wi-Fi, Miracast, microUSB, ndërsa gjendja 3G/4G është e paqartë. Nuk dihet data e lançimit, por që smartfoni do të jetë pasardhësi i modelit Blackberry Q10. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>